Një e moshuar është dhunuar barbarisht nga nusja e saj në qytetin e Shkodrës. 82-vjeçarja Nazmie Buci, u dhunua nga nusja e djalit, ndërkohë që kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të moshuarën të gjakosur dhe më pas e kanë dërguar në spital. Pas denoncimit të rastit nga JOQ, Policia ka ndaluar nusen e djalit, Elimira Buci.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Elmira Buci dyshohet se e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.
Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën. Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.
Denoncimi i fqinjëve: Pershendetje si jeni, desha te bej nje denoncim anonim ju lutem, e moshuara ne foto (82vjece) esht dhunuar diten e djeshme nga nusja e djalit me shkopin e dores nderkoh qe ky i fundit e ka mbajt te moshuaren te mbyllur ne shtepi. Te moshuaren e gjeten komshinjt dhe esht derguar ne spital nderkoh i biri dhe nusja jan thirrur ne komisarjat. Ne jemi fshinj dhe e dim qe kjo nuk esht hera e par qe nusja e dhunon dhe i biri nuk ben ze, ju lutem bejeni publike dhe te denohen keta kriminela. Ngjarja ka ndodhur ne shkoder Elmira buci edhe i burri yll buci. Nusja asht prej trushi Mbiemri i vet esht elmira tula buci. Buci asht mbiemri i burrit. E moshuara quhet Nazmie Buci.