Kryeministri Edi Rama komenton skuadrën e drejtuesve politikë të kundërshtarëve politikë, të Partisë DemokratikePër të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se hernë tjetër e thoje a sot do I rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.
Rama ironi me drejtuesit politikë të PD-së: Fund e krye humbësa kronikë! Nxorrën fitues Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të
Related Posts
Arkivi “Marubi” kandidat për në UNESCO – Fundviti 2024 shënoi hapjen e ekspozitës më të re “Eveningside”
Viti 2025 pritet të nisë me një lajm të rëndësishëm për historinë e Shkodrës dhe dokumentimin e saj. Drejtori i Muzeut të Fotografisë u shpreh se arkivi i Marubëve është…
Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale
Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje…