Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka kërkuar të miratojë anëtarët e Asamblesë Rinore të PS-së, që është edhe projekti i lançuar sot nga kreu socialist, si strukturë që do të veprojë në këtë parti në kuadër të asaj që konsiderohet si ri-energjizimi i PS-së.
Rama ka propozuar që zv.Kryetarë të Asamblesë të votohen Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho, ndërsa për Sekretar të Asamblesë ka propozuar Onid Bejleri, zv.Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Kryeministri tha se e gjithë partia duhet të bëhet një platformë e hapur për cilindo që do të na bashkohet. Ai vuri theksin në angazhimin fizik, shpirtëror, politik, të matshëm, në territor, dhe jo me lobime nga kafeneja.