Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin e Kombëtar të saj. Ka qenë një mbledhje pa praninë e mediave, ndërsa mesohet se ka patur tone të larta për disa çeshtje, sidomos nga Myslim Murrizi, ish- deputet.
Në fjalën e tij, ai ka mundur ta sigurojë dhe mund ta ndiqni më poshtë, Murrizi ka shprehur rezerva të shumta. Ai ka theksuar se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë nënkryetarë të PD- së pa u votuar nga Këshilli Kombëtar.
Po ashtu, ai ka evidentuar se në tre legjislatura, Gazment Bardhi si kryetar i GP të PD- së, nuk ka dërguar emrin e Sali Berishë si anëtar të këtij grupi, deklaratë që është kundërshtuar nga Bardhi por edhe Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar por pa dhënë shpjegime.
Murrizi ka shprehur rezerva edhe për listat e kandidatëve për deputetë. Ai ka kujtuar se me 30% të përcaktuara nga kryetari, është shumë e vështirë që vetë kandidatët por edhe njerëzit të motivohen.
Ai ka folur edhe për drejtuesit politikë në qarqe, duke thënë se nuk do të kishte asgjë të keqe që antarësia të pyetej përmes votimit se cilët dëshirojnë. Duke përmendur Shkodrën, ai ka thënë se “Shkodra 70% myslimanë, 30% katolikë, i çojnë një ortodoks”, duke folur për Luçano Boçin.
Murrizi ka thënë se PD- ja rrezikon të shkrihet ndërsa ka sjellë në vëmendje se nëse Berisha do të vazhdojë të qendrojë i izoluar, nuk fitohen zgjedhjet sepse njerëzit i besojnë vetëm atij, ka shtuar ish- deputeti.