Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes një rikompozim i thellë brenda PS-së, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës.
Një program politik transformues brenda PS, sipas modelit të Laboristëve të Tony Blair, të cilin e shtriu në filozofinë qeverisëse, përfshirë pushtetin lokal përmes Rilindjes urbane.
I vetëdijshëm se Rilindja po shkon drejt një kapitulli të ezauruar, e ndjen nevojën e të krijuarit të mekanizmave të ri transformues, përballë një plakje të pa-shmangshme 34 vjeçare të kësaj force politike dhe elektoratit mbështetës.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.
Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 8 Gushtit në Durrës.
Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.
Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund Korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Helena Kaçe,
Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialist të dielën.
Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.
Tetë shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.
Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit.
Të gjitha këto zhvillime të pritshme nga asambleja, raporto, gazetari Muhamed Veliu, do të shërbejnë për të qartësuar dinamikat e brendshme të kësaj force politike, të ardhmen e fatit politik të shumë figurave aktuale të PS-së, e mbi të gjitha për të zbuluar planet afatgjata të Edi Ramës për partinë që drejton, nga ku më i afërmi fitimi një mandati të katërt në parlamentaret 2025.//TopChannel