Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.
Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi 3 në qershor.
Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i Arjon Kajoshit shtetasi Arlind Kajoshi i cili është në kërkim nga ajo kohë.