Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.
Sipas dyshimeve, autori i dyshuar Alban Bruçi ka qene me makine dhe është larguar në drejtim të lagjes Rus pasi ka qëlluar.
Automjeti tip Range Rover ku ndodhej Arjon Kajoshi ka tre plumba, dy në pjesën e xhamit mbrapa dhe një tjetër në gomën e shoferit.
Kajoshi mbante një kapele ne koke dhe pasi është qëlluar ne drejtim te automjetit është larguar duke vrapuar.
Sipas edhe informacioneve rezulton se 27-vjeçari, Kajoshi ka 15 fitore ne boksin profesionist.