Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të PD nuk kanë munguar as debatet.
Osman Stafa: Do e pranoni sfidën që të jeni poshtë në listë?
Flamur Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kopetecë e Kryetarit të PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund të ngrejë ekipe ndihmëse.
I pyetur nga një anëtare përse Alizoti nuk është më drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se “është respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.”
Edi Paloka iu përgjigj Stafës: Nëse Rama na u vjedh prap zgjedhjet s’do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për të marrë një mandat.
Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ja u kemi vjedhur demokratëve. Ta shohim ne këtë si betejë jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfidë me njëri tjetrin. Të jemi bashkë për të rrëzuar Ramën. Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ.
Apollon Baçe pyeti për listat: Si propozoi PD lista të hapura apo të mbyllura.
Oerdi Bylykbashi sqaroi qëndrimin e tij në Kuvend.