Sezoni i ri i emisionit “Të Paekspozuarit” nisi sonte në MCN TV, ku u diskutua për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gazetari Andi Tela, duke komentuar aktivitetin politik të Ramës, Berishës dhe Metës, u shpreh se ndërsa Rama bën punën e të gjithëve, Berisha duket sikur po bën opozitën, ndërsa Meta sikur po bën qejfet përpara arrestimit nga SPAK dhe e vetmja suprizë do të jetë se sa mandate do të marrë PS-ja në zgjedhje.
“Rama bën edhe drejtorin e aeroportit, edhe të ambasadorit. Bën çdo gjë. Ne presim që Berisha të bëjë opozitën, presim që Doktori të mundë Edi Ramën. Për Ilir Metën më është dukur se e ka caktuar datën për t’u arrestuar dhe deri atëherë bën gjithë qejfet e mundshme.
Këtë radhë askush nuk pret që të ketë surprizë në këto zgjedhje. Surprizë do të jetë nëse Rama do të marrë ato 84 mandate për të bërë ato reformat që ka thënë se do t’i bëjë”- u shpreh Tela.