Kur na ndajnë edhe dy ditë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Shkodër kanë nisur të lakohen emrat e parë si pauses të mundshëm të Elisa Spiropalit si drejtues politik në Qarkun e Shkodrës.
Ende nuk është e konfirmuar nëse do të ketë lëvizje të tilla në Asamblenë e PS, megjithatë ky është një tagër eksluziv i kryetarit të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama i cili jo pak herë ka surprizuar me emërimin live qoftë të kabinetit qeveritar apo edhe drejtuesve të lartë të partisë.
Burimet brënda radhëve të socialistëve bëjnë me dije se 3 janë emrat më të përforluar për tu emëruar drejtues politik të PS në Shkodër.
– Taulant Balla, aktualisht Ministrër për Marrëdhëniet me Parlamentin
– Ulsi Manja, aktualisht Ministër i Drejtësisë
– Belinda Balluku, aktualisht Zv/Kryeministre, dhe Ministre e Infrastrukturës
Të 3 emrat janë figura të rëndësishme por edhe të besuar të Edi Ramës, ku vijojnë prej vitesh të jenë në poste të rëndësishme drejtuese në kabinetin qeveritar.
Megjithatë, sipas po të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që në drejtimin e Qarkut të jetë vetë Kryeministri Edi Rama.