Prej disa ditësh ka nisur puna për rehabilitimin e pallateve në qytetin e Fushë-Arëzit.
Me financues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit bashkë me qeverinë, dhe përfitues të investimit me Bashkinë Fushe Arrez, po vijon puna në disa drejtime si në sistemimin e tarracave, ku përfshihen të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin gjithashtu për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.
Ky projekt, ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot për rritjen e efiçencës energjitike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë. Investimet në bashkinë e Fushë-Arrëzit do të vijojnë edhe me projekte të tjera që lidhen me infrastrukturën rrugore.