Policia ka zbuluar skemën e përdorur për vrasjen e Elis Rroshkodolit, i cili vetëm pak ditë më parë u vra në një atentat në Shkodër.
Blutë njoftojnë se 3 persona janë shpallur në kërkim ndërsa një prej tyre është vënë në pranga.
Mësohet se këta katër persona, në një garazh në Tiranë, mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit.