Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për listën e të deleguarve të PD në qarqe për zgjedhjet e ardhshme, të cilën e quan një listë të dobët me emra që Rama i ka mundur në 2021, por tha se askush nuk i bashkohet opozitës në diktaturë, pasi e pëson siç ndodhi me Agron Shehajn, Belerin apo Irfan Hyseneblliun.
“Ti pyete pse janë këta (drejtuesit politikë), duke se po i bie murit me kokë PD. Janë të njëjtët njerëz që Rama i palloi para katër vjetësh. Është ekipi i Bashës në 2021. Njerëzit thonë ku janë njerëzit e rinj dhe rinovimi?
Ka faje opozita sa të duash, Berisha është i ezauruar, i lodhur, me kokë nga e shkuara, do të mbrojë trashëgiminë sesa mendon për fitoren e PD. Por, e zëmë se Berisha do ta hapë dhe të bëjë KOP 2, a ka idiotë në Shqipëri sot, pas asaj që i kanë bërë Berishës, Belerit, Agron Shehajt, që i shkuan me falanga fashiste në biznes, pas asaj që i kanë bërë Irfanit, që të thotë unë do të futem si prurje e re në opozitë? Nuk afrohen. Nuk besoj se ata e kanë kërkuar afrimin, por edhe sikur, në këtë diktaturë, nuk ka njerëz që ofrohen. Opozita të bëj këtë që bëjmë ne, qajmë rrugëve dhe ai vazhdon vjedh.
Ne themi ç’duhet të bëjë opozitë dhe ne? E ndalojmë dot ne vjedhjen? I rruajmë trapin vjedhjes së satrapit. Edhe opozitë nuk e ndalon dot.
Çfarë të bëjë, t’i bjerë fyellit? Dalin ata dhe flasin. Kush flet më shumë, i bëjnë atë që i bënë Agron Shehajt. Kush fiton, i bëjnë atë që i bënë me plehrat e SPAK, Belerit.
Të gjitha fajet e i ka Saliu, por po të kishte njerëz të lirë, do të shkonin te Shabani, Arlind Qori, do të thoshin Edi Rama nuk të lëmë më të na vjedhësh dhe përdhunosh. Nuk është puna se kemi opozitë të pareformuar, por njerëz të ndrydhur… E ke para Irfanin e shkretë cfraë i bënë dhe ai vazhdon dhe bën portretet e Elisës shtatë herë në diët. Po të vunë tritolin, nuk ka liri.
Me tritol nuk reformohet dot njeri”, tha Bushati.