Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar prezantoi udhëzimin e shpërndarë tek degët për modalitetin e bashkimit në një front të vetëm.
Udhëzimi orienton degët për të qenë në komunikim me çdo demokrat të pakënaqur ose që ka qenë pjesë e strukturave paralele.
Një model të ngjashëm, Partia Demokratike e ka patur edhe në vitin 2004, kur u bashkua me PDR-në e kohës. (A2 Televizion)