Zbardhet ngjarja e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjne me dije se një shtetas është vënë në prangat e policisë ne lidhje me vrasjen e regjistruar më 30 gusht 2024.
Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër cka ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.
Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitin e personit të arrestuar nga Policia e Shkodrës por pritet të ketë një komunikim zyrtar nga policia e Shkodrës.