Artan Hoxha ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe përfshirjen e bandave në zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNT TV, Hoxha tha se bandat e lidhura me opozitën janë shpartalluar dhe se organizata e fuqishme kriminale që ekziston sot është e lidhru me pushtetin. Por, gazetari deklaroi se mazhoranca sot kontrollon të gjithë territorin dhe ekziston mundësia që të mos i duhen më as bandat…
“Kemi dy banda të shpartalluara që po mundohen të organizohen, por janë shpartalluar keq, nuk duket se ka ndonjë shans. Kemi një bandë të tretë, disa në burg, disa në kërkim, kjo e kryeqyetit dhe pastaj është banda e madhe, organizata, që drejton vendin. Ka nën kontroll territorin dhe nuk duket se ka ndonjë kërcënim që t’i krijojë probleme.
Ndoqa publikimin e listës së të deleguarve të opozitës, edhe ajo ishte shumë dëshpëruese. U duk si trajneri Reja, që i thoshin të gjithë ndrysho skemën. Edhe ajo lista është njëlloj.
Tani, e vetmja gjë që ende ja vlen të ndiqet dhe është e paparashikuar. Me sistemin që kemi krijuar, edhe bandat janë vënë nën trysni. Më kujtohet një batutë e një personazhi, që tha, me këtë formë që po ndjekin duke na shpallur në kërkim ose duke na çuar në Dubai, bën vaki që i fiton zgjedhjet pa ne dhe po ndodhi kështu na kalbi në burg.
Unë mendoj se tani nuk duhen as bandat, sepse bandat duhen kur ka rezultat të ngushtë. Kur kundërshtarin e ke bandë të shpartalluar, vetëm ndonjë bandë idiote mund të të japë një dorë. Cila bandë me dy pare mend investohet te këta të tjerët? Krimi njihet për nuhatjen që ka për forcën politike që vjen në pushtet. Nuk kanë asnjë interest ë bëjnë të kundërtën. I vetmi problem që kanë, thonë ishalla kanë nevojë për ne.
Do të jetë një stinë ku edhe SPAK do të jetë aktor i rëndësishëm. Koha e veprimit do të jetë maksimumi deri nga janari sepse pastj hyn në fushatë. Aty do të shohim kush janë bandat që kanë dalë nga kontrolli sepse ato do të goditen”, tha Hoxha.