Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar ditë ne sotme se do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ambasada thekson se pret që puna e komisionit të jetë , transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve. Një mesazh ka dhe për opozitën për të marrë pjesë në këtë komision.
“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.