Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj.
“Në Shkodër, ku Nanë Tereza vlerësohet përditë nga njerëzit e mirë që frymëzohen prej saj. 🙏
Çdo ditë gjana t’vogla me dashni t’madhe!“, shkruan Benet Beci.
Mbarë bota përkujton 8 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj.