Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përgjigjur edhe në lidhje me kritikat për mungesën e zonjave në listën e drejtuesve të qarqeve.
Sipas Bardhit, zonjat në PD nuk janë në fasadë siç ishte zonja Spiropali në Shkodër dhe fushatën politike ia kishin deleguar krimit të organizuar si Bajrët apo Pëllumb Gjokës, por ligjërisht 30% e listës së kandidatëve për deputet të PD por edhe të kandidatëve fitues të PD do të jenë zonja sepse ky është një detyrim ligjor.
Pyetje: Një tjetër kontestim ka qënë mungesa e zonjave si drejtuese qarqesh në këto zgjedhje.
“Zonjat në PD nuk i kemi si fasadë për të mbuluar ato që realisht bëjnë fushatën. Ne e dimë se përse zonja Spiropali që ju e quajtët të suksesshme në Shkodër pasi vetëm si imazh televiziv dhe si emër i shpallur ishte zonja Spiropali pasi fushatën në Shkodër edhe si do të tregojnë përgjimet e grupeve kriminale, drejtues politik në Shkodër ishin Bajrët dhe Pëllumb Gjoka. Dhe e vërteta është se PD nuk ka nevojë të përdori zonjat dhe më pas të bëjë aleancë me krimin e organizuar për t’i besuar krimit të organizuar fushatën.
Ligjërisht edhe kjo do të ndodhi, 30% e listës së kandidatëve për deputet të PD por edhe të kandidatëve fitues të PD do të jenë zonja sepse ky është një detyrim ligjor, pasi grupi ynë parlamentar edhe në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor në zbatim të GJK këmbënguli që të ishte një standard ligjor që do të zbatohet.