Keshilli i Bashkise Shkoder nepermjet rrjeteve sociale ka njoftuar mbledhjen e degjeses me publikun per : Projektvendim “Për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe , në territorin e Bashkisë Shkodër”.
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e premte, datë 4 Tetor 2024, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet, mund të dërgohen deri me datë 4 Tetor 2024 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet e-mail në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Ne dokumentin e paraqitur ne keshill jane disa prej rrugeve kryesore te qytetit te cilat do te behen me pagese :
Dokumenti
Ne relacionin e publikuar thuhet :
Bashkia Slzkoder ne kuader IN ushtrimit te veprimtarise dhe funksioneve th saj, ka marry nisem te caktoje zona te administrimit IN parkimit dhe tarifave te sherbimit te parkimit me pagese ne rrug dhe slzeshe, ne territorin e Bashkis Shkoder brenda juridiksionit, ne pajtim me ligjin.
Bazo ligjore:
Në zbatim të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar , neni 23, pika 14, neni 54/germa k; Ligjit nr.8378, date 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqiperisë”, i ndryshuar, neni 3 pika 28, neni 7 e vijues; Ligjit nr.68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i ndryshuar neni 14, neni 15; Ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar; Ligjit nr.89, datë 22. 12.2022, “Për policinë baslikiake”; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 153, datë 07.04.2000, “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Udliëzimit nr.7, datë 10.06.2008 “Mbi rregullat, kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të kryejë administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, Paketa Fiskale Vjetore e Bashkisë Shkodër, si dhe referuar relacionit të përgatitur nga grupi i punës ngritur me Urdhërin nr.998, datë 08.07.2024, “Për ngritjen e grupit të punës me qëllim studimin dhe caktimin e vendparkimeve të automjeteve që do të bëhen me pagesë në rrugët/sheshet publike dhe tarifén që caktoliet për to, në territorin e Bashkisë Shkodër”.
Si një nga prioritetet tona kryesore, Bashkia e Slikodrës po i kusliton një vëmendje të veçantë transportit dhe lëvizjes së qytetarëve në përputhje me nevojat e komunitetit dhe qytetit. Ne kemi filluar të punojmë me disa aspekte të transportit, aktualisht ka përfunduar Plani i Lëvizslimërisë së Qëndrueshme Urbane (SUMP) e financuar nga Banka Evropiane e Investimeve, ERl lTA, Fondi Shqiptar i Zlivillimit dhe Baslikia Shkodër, që parashikohet të zbatohet tërësisht gjatë një periudhe 10-vjeçare (disa masa do zbatohen më parë e disa më vonë, sipas prioriteteve) dhe lëvizjes bazuar në studimin e koncepteve dlie modeleve të lëvizjes të kryera për problematikat e transportit. Një nga çështjet më domethënëse është menaxhimi dhe organizimi i parkimit në qytetin e Shkodrës, qendrën e Shirokës si dhe plazhit të Velipojës.
Për shkak të sistemit infrastrukturor (kompozimi i sistemin rrugor), zhvillimeve demografike, flukseve turistike, probiematikat e “pikut të trafikut”, synojmë të nxisim mënyrat alternative të transportit, duke menaxhuar dhe kontrolluar qarkullimin në akset kryesore rrugore të qytetit.
Nö qytetin e Shkodrös siç janö miratuar nga ana keshillit tö bashkisö, öshte bere funksionole nje r et kilometrik per pedalim si dha njö pjesü e modhe e qytetit pörshkohet normalisht ne kömbö.
Për një qytet të urbanizuar si Shkodra, parkimi në rrugë është një komponent thelbësor dhe jetik, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve, si dhe përmirësimin e lehtësimin e lëvizjes dhe orientimit të vizitorëve, turistëve, etj. Shkodra ka pë etuar ndiyshime demografike dhe socio- ekonomike që kanë sjellë vëmendjen ndaj nevojës për rregullimin e parkimit, gjithashtu edhe nxitjen dhe Zlivillimin e transportit multimodal dhe duke parandaluar problematikat me trafikun dhe lëvizjen e mjeteve. Parkimi, në rrugët që do të përshkruhen më poshtë u mundëson banorëve dhe turisteve të vizitojnë bizneset dhe zona të tjera të qytetit.
Parkimi, megjithatë, është një problem i ndërlikuar që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin, lëvizshmërinë, aksesin, transportin utban dhe rajonal, cilësinë e mjedisit dhe përdorimin e liapësirës urbane. Strategjitë e politikave të parkimit që lidhen me Masterplanin e Shkodrës mund të inkurajojnë njerëzit të lëvizin sa më pak brenda qytetit me automjete, duke përmirësuar gjendjen e trafikut ne rrugë dhe të uljen e ndotjes së mjedisit. Për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën ose zonën e parkimit për përdoruesit, otaret, destinacionet e vendndodhjet dhe për të akomoduar jo vetëm kërkesat e zënies, por edhe ato administrative dhe tregtare – menaxhimi, do të përcaktohen bazuar në kritere, rregulla dhe kufizime. Kjo do të mbëslitesë zhvillimin ekonomik, duke promovuar transportin multimodal dhe duke parandaluar problemet me trafikun dhe lëvizjen.
Për të arritur një ekuilibër midis ofertës dhe kërkesës për parkim eshtë vendosur të aplikohet parkimi i kontrolluar. Kjo do të trajtojë $ështje si mungesa e kapacitetit të parkimit të qytetit në zonat e biznesit, të cilat mund të pengojnë rritjen ekonomike dhe të shkaktojnë stres për shoferët që kërkojnë për të përfituar shërbimin e parkimit publik. Për më tepër, parkimi i kontrolluar miind të reduktojë trafikun urban.
Rrugët dhe sheshet e destinuata për parkim publik në rrugë me pagesë propozojmë të jenë si më poshtë:
1. Bulevardi “Zogu i I-rë”.
2. kruga “Studenti”.
3. Rruga “Qemal Draçini”.
4. Rruga “Martin Camaj”.
5. Rruga “Vilson”.
6. Bulevardi “Skënderbeu”.
7. Bulevardi “Bujar Bishanaku”.
8. Vendparkim nr. 1, në hyrje të qendrës së Shirokës.
9. Vendparkim nr. 2, nč dalje nga qendra e Shirokes.
10. Vendparkimi aktual publik nr. I, ne qend r tb Velipojes.
II. Vendparkimi aktual publik rir.2, ne rrugčn “Pashko Selita”, Velipoje.