Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi një shtetas 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin e 2 autorëve të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.