Kjo eshte foto e makinës me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko. Makina, një golf gri është kapur nga kamerat e sigurisë.

Dyshohet se 3 ishin autorët që morën pjesën në atentatin ndaj Kastriot Elezajt dhe Renaldo Metushit, të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Më pas autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Insitutit dhe brenda saj është gjetur edhe arma me të cilën është kryer krimi.

Dyshohet gjithashtu se personat e përfshirë në atentat kanë qenë të maskuar, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre.