Flori Mumajesi është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar. edhe pse prej disa kohësh ai ka zgjedhur që të qëndrojë larg jetës publike dhe muzikës, sigurisht që publiku nuk e ka harruar në asnjë moment.
Madje publiku thjesht nuk mund t’a pranojë që ai të largohet nga skena.
Ditëlindja e tij e 42-të, e festuar para disa ditësh, e solli përsëri në vëmendjen e fansave dhe dashamirësve të tij, të cilët i mbushën rrjetet sociale me urime për artistin.
Publiku i kërkon vazhdimisht që ai t’i rikthehet muzikës dhe të realizojë hitet që vetëm ai di të bëjë.
Për ata që e kanë ndjerë mungesën e tij, Flor Mumajesi u shfaq në një paraqitje të rrallë me miqtë e tij, gjatë festës së ditëlindjes. Këto momente të veçanta, ku këngëtari u shfaq i buzëqeshur, u përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikujtuar edhe një herë dashurinë e publikut për të.