KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare.
Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.
Mirë se erdhe në familjen Essanga Matouti!