Gjon Huba, Ermal Qerri, Jodise Bushati, Denis Ledi, Denis Kola dhe infermierja Rushe Deda janë 5 personat që u plagosën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, ku ata po udhëtonin me automjetin e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës, drejt një vatre zjarri. Ata u përplasën me një autobot pasi goma e automjetit të ushtrisë është çarë dhe shoferi ka humbur kontrollin.
Sipas informacioneve të gjashtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa infermierja është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës. Ata ishin nisur drejt Mirditës për shuarjen e flakëve.