Të shtënat me armë zjarri në një lokal tronditën zonën e Don Boskos pasditen e kësaj të marte, në Tiranë.
Dy persona mbetën të plagosur. Kastriot Elezi 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç u qëlluan në këmbë dhe shpatull. 45-vjeçari rezulton me precedent penal dhe ngjarja dyshohet e organizuar dhe jo një konflikt i çastit.
Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve te Spitali i Traumës.