Është gjendur e djegur makina e autorit të plagosjes të dy personave në Don Bosko në Tiranë.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se makina tip “Golf 4” pa targa është gjendur e djegur.
Kujtojmë se autori, i veshur me kapele, ka qëlluar me armë zjarri dy personat dhe më pas është larguar me automjet.
Të plagosur mbetën Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.