Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u rikthyen këtë të hënë në detyrë, ku siç dhe pritej sesioni i ri nisi me halle të vjetra.
Për të kuptuar më shumë se çfarë duhet të presim nga kjo stinë e re politike që i paraprin zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” ishte deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.
Korreshi teksa foli për aksionin e opozitës, theksoi se primare mbetet mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Edhe Himara, por edhe Rrogozhina që kanë qenë në dominancë të së djathtës, ju e keni parë se çfarë bënë këta për t’i marrë.
E gjithë qeveria, ministrat, drejtorët e të gjithë me radhë nuk lanë shtëpi pa bastisur e në këto kushte mendoj se zgjidhja përfundimtare duhet të jetë një qeveri teknike si garante për zgjedhjet e ardhshme që votat të mos vidhen.
Parlamenti filloi, po tani? Korreshi: Edhe dengu i plehrave është
Sepse ne përjetojmë të gjithë që është trundu i plehrave është në funksion të zgjedhjeve, pra çdo fuqi punëtore po e po, çdo institucion që ka dyfishuar numrin e punonjësve pa bërë asnjë lloj shërbimi dhe menaxhimi, shto dhe gjithë familjarët e tyre që i sjellin për të marrë në mbledhjet e organizatës bazë pas orës 16:00, dhe e thënë kjo zgjidhje mbetet vetëm një qeveri teknike që të ketë një synim qartësinë që duhet të ketë për zgjedhjet e vitit 2025.
Poatjetër që reforma zgjedhore duhet të shkrijë atë institucion që drejtohet nga Celibashi. Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare për mënyrën e votimit të diasporës, të ketë votim dhe numërim elektronik që rezultati të dalë menjëherë.
Ndaj duhet një qeveri teknike 3 muaj para zgjedhjeve dhe t’i paraprijë zgjedhjeve dhe të jetë përtej PS-së dhe PD-së”, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat Saimir Korreshi.