Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci do të rijetëzojë monumentet kulturore.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale Beci shkruan: #shkodraturistike
Nga ura e Mesit, fortifikimi i Kratulit, kalaja e Drishtit dhe sitadela e saj, kodra e Muzhillës, si lagje e Drishtit dhe sipër saj rrënojat e kishës së Shën Mërisë, gjithashtu lugina e Kirit – shumë nga kjo zonë njihen veç nga banorët e saj.
Zona përmban një përqëndrim monumentesh të periudhave të ndryshme historike duke filluar me fortifikimin parahistorik të Kratulit, ku shquhet porta hyrëse dhe një pjesë e mureve rrethuese.
Më tutje ura e rijetëzuar e Mesit, e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në fund të shek. XVIII dhe ngjitemi lart te kalaja e Drishtit, e cila është një nga gurët e çmuar të trashëgimisë sonë të hershme dhe mesjetare që së shpejti do të rijetëzohet me një muze të denjë për zonën.