Futbollisti shkodran, Albi Shpuza, merr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U-21.
Ai është thirrur në grumbullimin për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2025, që do të zhvillohet në Hungari kundër Izraelit.
Përfomanca e tij në kampionatin e Kosovës ka bërë që trajneri Afrim Tovërlani të bëjë Shpuzën pjesë të 21-vjeçarëve të Kosovës.
Kosova U-21 garon në Grupin D të kualifikueseve europiane, sëbashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin dhe Estoninë.