Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen në Don Bosko të Kastriot Elezit dhe të Ronaldo Metushit.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se autori dyshohet se ka përdorur një automatik me selenciator. Dyshohet se kanë qenë dy autorë, teksa njëri ka pasur rolin e qitësit.
Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi. Elezi rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.
Elezi ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.