Me Aktin Normativ te Buxhetit gusht 2024, në kundërshtim të plotë me ligjin “”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, pa miratuar buxhetin e vitit 2025, po fillon zbatimi parapak i tij.
Po i jepet e drejta të gjitha institucioneve të kryejnë procedurat e prokurimit për fondet e vitit 2025.
Gjitha paratë e buxhetit, duhet të jenë gati që në fillim të vitit për fushatën.
Gjatë dy viteve të fundit, buxheti i shtetit është karakterizuar nga një përqindja shumë e ulët në realizimin e investimeve publike në muajt e parë të vitit, duke i përqëndruar në fund të vitit.
Përdorimi i fondeve publike për qëllime fushate, është një praktikë tashmë e vazhdueshme nga qeveria, e theksuar në gjithë raportet e organizmave ndërkombëtare.