Është shoqëruar në policie Safet Bajri. Sipas burimeve për Report Tv, ai është ndaluar me një makinë të blinduar teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar menjëherë në komisariatin e Shkodrës.
Bajri është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar.
Për ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi nga Bushati, ndërsa në kërkim burime thonë se është edhe kushëriri i tyre.
Burimet bejne me dije se ai eshte marre ne pyetje dhe eshte lene i lire.