Shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini” është një nga shkollat profesionale të Shkodrës. Për të dyja drejtimet e shkollës: Pyjet dhe Përpunimi i drurit, ka patur interes përafërsisht të njëjtë gjatë fazës së regjistrimeve. Promovimi dhe aktivitetet e vazhdueshme kanë ndikuar në këtë aspekt.
Sigurimi i transportit për nxënësit e shkollës në drejtim të vendeve ku zhvillojnë praktikat profesionale, bursa e plotë dhe numri i bizneseve partnere të shkollës janë vetëm disa nga avantazhet e saj.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu njoftoi së fundmi lajmin e rëndësishëm për prindërit, për rihapjen sërish të regjistrimeve për fëmijet e klasave të para dhe të dhjeta, duke shtyrë kështu afatin deri më 6 shtator.