Oret e fundit te merkatos ne Arabinen Saudite, kane sjelle nje transferim te bujshem te futbollistit te kombetares shqiptare Mario Mitaj. Gazeta “Shkodra Sport” meson se 21 vjeçari me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe ka firmosur per skuadren arabe te Al Ittihad.
Ne kete menyre, lojtari i krahut te majte te mbrojtjes kuqezi do te jete shok skuadre me Karim Benzema, Ngolo Kanté dhe emra te tjere te futbollit qe i jane bashkuar asaj ne dy sezonet e fundit.
Lajmin per transferimin e Mitajt nga Lokomotiva e Moskes tek Al Ittihad e kane bere te ditur edhe mediat dhe gazetaret italiane, por pa mundur dot te japin edhe shifren konkrete qe arabet kane shpenzuar per te bere kete tranferte.
Kujtojme qe me paraqitjet e mira te bera ne Euro 2024, per Mitaj paten shfaqur interes edhe Lacio e Bolonja, por duket se ne kete transferim vendosi oferta me e larte financiare e arabeve. Kjo transferte eshte mundesuar nga menaxheret e lojtarit te kombetares shqiptare, pikerisht Silvio Pagliari dhe Benardin Kulla./www.shkodrasport.com/