Elis Rroshkodoli, 36-vjeçari që u ekzekutua me 18 plumba në një atentat në Shkodër, kishte të paktën dy javë që lëvizte në kryeqendrën e veriut thanë burime pranë grupit hetimor.I riu, sipas të dhënave të siguruara në kuadër të hetimit, ishte parë kryesisht në zonën e Zdrales, ku mbeti i vrarë. Burimet thanë se Elis Rroshkodoli, për disa kohë ka qëndruar në Shqipëri, por në një qytet tjetër.
Nga verifikimet në sistemin TIMS, Elis Rroshkodoli, rezulton se nuk ka bërë lëvizje kohët e fundit. Ky fakt ngre dyshime se ai mund të ketë hyrë ilegalisht në vend, ose mund të ketë përdorur identitet tjetër. Të dhënat janë duke u verifikuar thanë burimet. E shkuara dhe zbulimi i një pistolete në çantën personale të 36-vjeçarit ka ngritur dyshime se Elis Rroshkodoli mund të jetë i përfshirë në krime kundër jetës.
Arma e zjarrit gati për qitje tregon se Ai ruhej nga sulme të mundshme Por ditën që e ekzekutuan nuk arriti të reagojë.Pistoleta mësohet se është dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim.
Grupi hetimor i atentatit kërkon përgjigje nëse ajo është përdorur për krime në qytetin e Shkodrës, apo zona të tjera të vendit.
Lidhja e provave të gjetura në çantën e viktimës me disa vendngjarje do ti shërbeje dyshimit të policisë për aktivitetin e 36-vjeçarit.
Nga ana tjetër, policia nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë po përgatisin një kërkesë për informacion nga Rumania dhe Belgjika, ku Elis Rroshkodolit rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale.