Policia e Shkodrës ka nisur me sekuestrimin e kamerave të sigurisë me qëllim zbulimin e autorëve të vrasjes së 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli.
Burime të besueshme i thane gazetarit “OraNews” Edison Vatnikaj se autori pas kryerjes së krimit ka lëvizur më një mjet tip “Benz A class”.
Ky automjet nga analizimi i kamerave të sigurisë të jep përshtypjen që mban targa të Malit të Zi, për të cilën “Ora News” i disponon, por për arsye hetimi nuk mund të bëhën publike.
Nga e policisë po verifikohet mënyra se kur ky mjet është futur në vendin tonë, por nuk përjashtohet mundësia që targat të kenë qenë të vjedhura dhe që më pas i janë vendosur mjetit “Benz” që është përdorur për ekzekutimin që tronditi Shkodrën.
Hetuesit e policisë kriminale kanë në dorë një skedë të 36-vjeçarit që besohet se sulmi të këtë ardhur nga aktiviteti i tij kriminal.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës janë marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh, kryesisht ata që kanë qenë në lokal dhe përreth tij në momentin e vrasjes.