Një ditë pas ngjarjes, ku mbeti i brarë Elis Rrokodoli, policia ka disa pista hetimi kjo për shkak të përfshirjes së tij ne disa ngjarje kriminale brënda dhe jashtë vendit.
Nga burime pranë grupit hetimor, mesohet se në momentin kur eshte qelluar 36 vjecari, 4 persona kane qene ne lokal, pronari i lokalit, viktima dhe dy klientë.
Një nga personat e marrë në pyetje ka deklaruar se viktima ka qënë vetëm në momentin kur eshte qelluar nderkohe qe peraona e marre ne pyetje për ngjarjen kane deklaruar se nje mjet tip benz gri eshte ndaluar parq lokalit dhe me pas nje person ka qelluar ndaj 36 vjeçarit.
Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë, e cila e vështirëson më shumë punën për policinë. Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat.
Viktima ka marrë 14 plumba ne trup nga 18 qe jane gietur ne vendin e ngjarjes.
Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu. Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur nje shtetas. Në vitin 2023, eshte autor i dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima. Policia ka dyshime se ekzekutorët e kësaj vrasje mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.