Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në Horën e Arbëreshëvet, në Itali për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e themelimit të Horës.
Spriopali mori pjesë në ceremoninë e përurimit të statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kryetarja e Kuvendit surprizoi me paraqitjen e saj me veshjen tradicionale të zonës banorët vendas ddhe jo vetëm. Duket se paraqitje të tilla të numrit 2 të shtetit nuk do të jenë të rralla.
Teksa festojnë Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë me këngë dhe valle tradicionale.