Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i maskuar, me kapuç në kokë, i vë flakën dhe hedh në erë me lëndë plasëse derën e një agjencie funerali në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht. Autori dyshohet se është një 35-vjeçar, i cili po kërkohet nga policia.
NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme. 35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.