Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës. Policia thotë se ka arrestuar 5 persona, dhe ka vënë në hetim dy të tjerë, të gjithë nga Kruja. ‘
Policia njofton se “R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.
Koha YouTube Channel
Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Emrat e plotë janë:
Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre djemtë e tij futbollistë:
Nazmi Selmani (Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës)
Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
Brajan Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
Santiago Selmani (sulmuesi i Ilirisë)