Kryeminisrtri Edi Rama ka treguar arsyet se përse pranoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjatë samitit në Pragë, Rama theksoi se nuk mund t’i thoshte jo Italisë dhe Giorgia Melonit në të njëjtën kohë. Po ashtu theksoi se një tjetër arsye është për shkak të historisë dhe ndihmës së Italisë në situatat e vështira të vendit tonë.
“Marrëveshja u nënshkrua sepse fillimisht sepse nuk i themi dot jo Italisë, sidomos Melonit. Ne si themi dot jo Italisë për shkak të historisë, për shkak se sa e pranishme ka qenë pranë nesh në situata të vështira. Ne duhet të sillemi si europian, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE. Emigracioni është kthyer në një luftë kulturash, çka do të thotë se ky është një dëm i madh. Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme lidhur me besimin, dhe nuk do të ketë kurrë sepse në i respektojmë njëri-tjetrin. Në fakt kjo nuk ka të bëjë me kulturën por me konceptin e territorit dhe të zgjedhurin se duhet të garanojnë sigurinë, dhe jashtë do dalin ata që ti sheh pra se është e nevojshme. Por kur vjen një, vjen edhe një tjetër, atëher bëhet më e vështirë,” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim i Bashkimit Evropian por bashkim. Duke folur nga forumi në Pragë, Rama deklaroi se Ukraina mund të konsiderohet si zgjerim i BE-së. Po ashtu ai ka theksuar se shqiptarët janë të dashuruar me Evropën dhe se ndihen evropianë që tani. Rama po ashtu deklaroi se Moska ka shumë influencë në disa shtete të rajonit të Ballkanit dhe ftoi BE-në të vihet në lëvizje dhe t’i bëjë disa gjëra ndryshe.
“Ne jemi evropianë. Kam një qasje paksa ndryshe nga ajo e Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit gjatë dy viteve të fundit, nuk ka qenë Emmanueli por Vladimiri. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos e merrte më të mirqenë që Ballkani Perëndimor është aty. Mjafton të thua që një ditë horizonti blu është i juaji, por për momentin duhet të bëni ca gjëra të tjera dhe duhet të kuptoni se është e bazuar në meritë. Por a është e bazuar në të vërtetë në meritë, nuk jam i sigurt. Nga ana tjetër zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina është zgjerim, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, praktikisht bashkim, shërben për të kuptuar se nuk ka kuptim që diçka këtu brenda të shkëputet nga organizmi se pastaj mund të bëhet burim infeksioni shumë të madh. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, në jemi evropianë, në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Evropën dhe nuk pranojmë jo për përgjigje.
Ne do të jemi me BE deri në fund, ashtu sic ishim me Stalinin, edhe kur rusët vendosën që të lanin duart me Stalinin. Ne do të jemi me BE, edhe kur të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë që rinisin nga Shqipëria dhe të rindërtojmë një tjetër BE. Dua të them se jemi besnik. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojë mendjen por nuk është e njëjta gjë në rajon. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë. Para se të jetë vonë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes. Nga ana tjetër, mund të ndodhë dhe më shpejt se problemi më i madh është të bindësh opinionin publik në të gjithë Evropën që ne po pranojmë shqiptarët dhe kjo nuk është e lehtë, është më e lehtë tani. Por nuk nënkupton se do të vazhdojë të jetë kështu pas disa vitesh sepse gjërat mund të ndryshojnë prapë. Të krijohen kushtet që pjesëtarët e Ballkani Perëndimor të jetë më i integruar politikisht në Evropë pa qenë anëtare. Të kemi së bashku mbledhje të ministrave, pa pasur pjesë BP. Besoj se mund të bëhet shumë më tepër. Mendoj se koha është e favorshme”, tha Rama.