Burimet pranë grupit hetimor, bëjnë me dije për Report Tv se mjeti tip ‘Benz’ gri, që ndihmoi ekzekutorin e 36 vjeçarit Elis Rroshkodoli, është evidentuar nga kamerat ne dalje të Shkodrës.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor mjeti dallohet nga kamerat e sigurisë së rrugës, në autostradë, në segmentin rrugor Shkodër-Tirane ku i janë ndërruar edhe targat.

Ndaj këtij mjeti është lëshuar urdhër ndalimi për të gjitha patrullat e policisë, por deri tani nuk ka renë në gjurmët e policisë.