Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Korçë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar që të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, të qytetit. Në momentin kur është lagur me benzinë nga i shoqi, 31-vjeçarja ndodhej në rrugë.
Pasi i ka vënë flakët bashkëshortes, me të cilën ndodhet në proces divorci, 45-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raporton A2.
Ndërkohë, Melisa Trëndafili ka mbetur me djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Bashkëshorti i saj është ende në kërkim nga policia. Sipas asaj që kanë treguar fqinjët për A2, Trëndafili ishte konsumues i alkoolit. (A2 Televizion)