Deputetja e Partise Socialiste ne Qarkun e Shkodres, Edona Bilali, ne nje postim ne rrjetet sociale ka dhene lajmin e mire per miratimin e rikonstruksionin per dy shkolla profesionale ne Shkoder. Ajo shkruan se Shkodra eshte prioritet i qeverise shqiptare, pasi nga 10 shkolla ne total, dy jane vetem per Shkodren
Postimi i plote
Shkodra prioritet i qeverisë . Miratohet rikonstruksioni për dy shkolla profesionale
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka miratuar një program historik investimesh në arsimin profesional. Dy nga dhjetë shkollat në total që do të rikonstruktohen janë në Shkodër si një shenjë e radhës e vëmendjes së veçantë që Shkodra meriton.
Shkollat e mesme profesionale “Hamdi Bushati” dhe “Arben Broci” do rikonstruktohen duke zgjeruar kapacitetet e tyre, duke shtuar laboratorët e hapësirat e praktikës profesionale si dhe duke implementuar teknologjinë më të fundit, për të rritur dhe zhvilluar aftësitë profesionale të nxënësve të këtyre shkollave.
Një investim i shumëkërkuar dhe që i kthehet qytetit përmes të rinjve profesionistë që i bashkohen tregut të punës nga këto institucione arsimore.
Mirënjohje Ministrit @blendi.gonxhja dhe skuadrës së MEKI-t për vëmendjen e veçantë që po i jep Shkodrës. E bindur plotësisht që si kudo ku kjo skuadër përfshihet transformimi është pasues e menjëhershëm