Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri 36- vjeçarin Elis Rroshkodoli.Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprakRreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shkodër/ Qëllohet me armë 36- vjeçari teksa po pinte kafe në lokal, në kërkim autori! Ja çfarë thotë policia
Related Posts
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi po dhunonte të atin e tij 61 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku teksa policia menjëherë…
Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! Kryebashkiaku Benet Beci uron fituesit e Fest 63, WE DID IT! Faleminderit te gjitheve qe votuat
Një lajm i gëzuar: Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! 😍 Shkodra Elektronike shpallet fituese e Festivalit të 63-të të Rtsh-së që do ta përfaqësojë Shqipërinë në…