Elis Rroshkodoli është i riu i cili mbeti viktimë e një atentati të regjistruar mesditën e së premtes në Shkodër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’, brenda ambienteve të një lokali.
Viktima dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt teksa ishte duke konsumuar një kafe.
Por kush është Elis Rroshkodoli …
BalkanWeb ka zbuluar se viktima ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale.
Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.
Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.
Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.
Mediat e huaja shkruajtën për arratin e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.