Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në arrestimin e tre individëve në Malësinë e Madhe, lidhur me kultivimin e një parcelë me kanabis.
Emanuel Kapaj, Silvester Kapaj, dhe Eremis Volaj janë kapur në aksin rrugor Tamarë-Shkodër, teksa qarkullonin me dy automjete.
Sipas hetimeve, të tre të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë. Policia ka asgjësuar bimët e kultivuara duke i djegur ato.
Një njoftim nga Policia bën me dije se ky aksion është pjesë e megaoperacionit antidrogë të koduar “Territor i pastër”. Në përputhje me këtë operacion, janë sekuestruar dy automjetet e përdorura nga autorët dhe materialet procedurale janë transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.