SHKODËR- Elis Rroshkodol, 36-vjeç është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal.

Emri i 36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

‘Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.