Policia ka asgjesuar 2449 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit “Territori i pastër”.

Më konkretisht, u gjetën territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë 606 bimë cannabisi, në territorin e njësisë administrative Shkrel u gjetën dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi, në territorin e njësisë administrative Shllak 1312 bimë cannabisi.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 606 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1312 bimë cannabisi.”– njofton policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.